‘Dy gisht mjaltë’/ Jo vetëm Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi! Ja VIP-at shqiptarë që u bënë pjesë e kastit, ndër to kjo vajzë SEKSI, fenomeni i verë 2018! [VIDEO]

 

“Dy gisht mjaltë” është komedia që bëri bashkë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqin në një film si aktorë protagonistë. Prej muajsh fansat e personazheve të njohur, presin me padurim publikimin e filmit, por ende nuk është bërë e ditur data e publikimit.

Trailer-i i filmit tashmë është publikuar dhe pritet që së shpejti komedia romantike të lançohet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Fabula ka në qendër një histori dashurie që ka brenda saj, romancë, ndarje, trishtim, rilidhje, dasmë, aventurë, çmenduri, etj.

Në triler-in e “Dy gisht mjaltë” shihet se në kastën e aktorëve përfshihen: Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela, Erion Veliaj, Holta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja etj.

Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja e një prej personazheve që u përqafua më shumë nga publiku shqiptar gjatë verës së vitit të kaluar. Bëhet fjalë për vajzën seksi Megi Pojani, e cila u pëlqye shumë nga seriali “Hostel by Anabel”, nje bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe IN Tv.

Epo një gjë është e sigurt: Kasti i filmit të Elvanës dhe Ermalit qenka i paparë!

Për më shumë shihni trailerin më poshtë:

 

 

 

albshowbizzz.com