Dy këngëtaret kosovare marrin shtetësi shqiptare
Dy këngëtare të njohura nga Kosova janë bërë zyrtarisht shtetase shqiptare.
Në listën e personave që ka dekretuar Presidenti i Republikës Ilir Meta duke u dhënë shtetësinë shqiptare renditet dhe emri i Mihrije Braha dhe Shyhrete Behluli.
Të dyja janë këngëtare shumë të dashura për publikun. Përvec tyre, Presidenti shqiptar u dha shtetësinë shqiptare edhe 17 personave të tjerë, të cilët mund ti shihni në fotografinë më poshtë.