Dy shoqe dhe duhen si motra! Kejvinën dhe Françeskën i ka zënë belaja, qajnë HALLET me njëra-tjetrën në “Instagram”[FOTO]

 

Shën Valentini mesa duket nuk ka kaluar kaq lehtë për Kejvina Kthjellën dhe Françeska Jaçen!

Pas publikimit të fotos së Françeskës me arushin e saj për Shën Valentin, të gjithë ngelëm të surprizuar, që ajo këtë Shën Valentin nuk do të kishte një person special në krahun e saj.

Por, në këtë foto që shkaktoi shuam reagime, nuk ka mbetur pa i komentuar edhe mikja e saj e ngushtë Kejvina:

“Oh Zot cfar embelsire, ta haj fytyren” dhe shumë emoji me yje dhe sytë me zemra.

Françeska menjëherë ja ka kthyer: “Jeta ime miss u në këtë ditë kaq të veçantë për ne të dyja”

Këtu ne kuptojmë që vajzat kanë një dashuri të veçantë për njëra-tjetrën dhe do donin që këtë ditë të shënuar ta kalonin bashkë, por distanca ja bën të pamundur.

Më pas, Kejvina vazhdon me qarjen e halleve: “Ditë të vështira kanë ardhur, do festojmë në distancë”.

Por, Françeska tregohet më pozitive: “Ditë të bukura na presin”.

Nuk mund ta kuptojmë tërësisht atë që kanë dashur të thonë vajzat, por duket si diçka mjaft private mes tyre.

WhatsApp_Image_2019-02-16_at_17.55.52.jpeg

 

 

albshowbizzz.com