E gjithë bota po flet për ish-pastruesen që rrëmbeu çmimin “Oscar”
Dikur punonte pastruese e sot Olivia Colman rrëmbeu çmimin si “Aktorja më e mirë” në “Oscars 2019”.
Olivia Colman punoi si pastruese dhe sekretare për vite me radhë për të mbijetuar, ndërsa mbrëmë rrëmbeu çmimin si “Aktorja më e mirë” me rolin e mbretëreshës Anne në ‘The Favorite’, transmeton lajmi.net.
“Unë duhet të falënderoj shumë njerëz dhe nëse harroj dikë do t’ju gjej më vonë dhe do t’ju them”, shtoi ajo gjatë një fjalimi emocional me lotë në sy.
Pasi emri i saj u shpall fituese, Olivia Colman-it nuk i besohej: “Është shumë stresuese. Kjo është e hatashme. Mora një Oscar”.
E pas kësaj e gjithë bota është duke folur për të, suksesin dhe vendosshmërinë që e ka pasur./Lajmi.net/
albshowbizzz.com