E kaluara e çmendur e Princit Harry: Shpenzoi 38 mijë dollarë në festën “nudo” dhe u largua pa paguar
Dikur, Princ Harry ishte i fiksuar pas festive të cmendura! Para se të martohej me dukeshën Meghan Markle, ai kryesoi titujt e faqeve rozë për pozat e tij nudo në Las Vegas.
Kanë kaluar rreth 7 vite dhe historia e 34-vjecarit është tkhyer në vëmendje për shpenzimet e cmendura.
Sipas Dailymail, Princi Harry shpenzoi plot 38 mijë dollarë vetëm për atë fundjavë dhe nuk pagoi asnjë qindarkë. Si ia bëri?
E vërteta është se pronari i hotelit vendosi që t’i bënte një lloj dhurate anëtarit mistrec të familjes mbretërore. E gjithë kjo histori qëndron në të kaluarën e Princit, i cili është bërë shumë serioz dhe shumë shpejt do bëhet baba për herë të parë.