‘’E kam parë para teje televizionin unë’’, astrologia Meri i’a ‘’plas në sy’’ të vërtetat moderatores së famshme

 

Një skenë komike, por që nxorri në pah edhe plot dyshime për jetën private të moderatores Ori Nebiaj ka ndodhur në emisionin “Wake Up”, ku e ftuar ka qenë astrologia Meri për të folur rreth parashikimit të yjeve për shenjat e horoskopit.

Gjatë bisedës në studio, Meri i ka kërkuar Orit t’i tregojë shenjën e partnerit të saj, që ajo t’i tregonte sa kombinoheshin me njëri-tjetrin.

“Ti do të bësh lajm te emisioni im, me mua?”- i ka thënë moderatorja Merit, e cila ia ka kthyer:

“Unë të bëj lajm tek emisioni yt, me ty? Po pse kush je ti mi? Dëgjo këtu ti, se unë televizionin e kam parë para teje.”- i thotë Meri duke qeshur

“Televizionin mund t’a kesh parë para meje, po partnerin tim e kam parë un përpara teje.”, ia kthen Ori, të cilës Meri i thotë “Asaj s’i dihet.”, ndërkohë që në studio kanë nisur të qeshurat.

Duket pra se Meri diçka më shumë di, duke konfirmuar zërat se ndoshta Ori është në një lidhje, por që po e mban në mënyrë perfekte jashtë syrit të publikut.

 

albshowbizzz.com