E lodhur nga DIVA-t dhe ekstravaganca, Fifi jep një leksion humaniteti për dhuratën me të cilën e ka bekuar Zoti
Fifi është një nga artistet që erdhi në skenën shqiptare duke u prezantuar si vetvetja.
E paragjykuar nga gjithkush për paraqitjen e saj, totalisht ndryshe nga format trupore që ishin mësuar më parë në skenën shqiptare, askush nuk guxoi të dyshonte qoftë dhe një herë të vetme tek talenti i kësaj vajze dhe shpirti i saj unik, që menjëherë rrëmbeu zemrat e fansave.
Dhe tashmë duket sikur Filloreta Raçi ose Fifi vazhdon të na edukojë dhe kulturojë me veprimet e saj, duek na kujtuar disa gjëra, që pothuajse i kishim harruar në përditshmërinë e showbizz-it tonë.
Fifi jeton në Tiranë dhe udhëton shpesh drejt Prishtinës për të takuar familjen e saj. Ajo ka publikuar sot një foto të bërë rrugës nga autobusi ndërsa shkruan se nuk i vjen aspak turp nga jeta që bën.
Fifi shprehet se Zoti e ka bekuar me zërin dhe vetëm kaq, pasi kjo gjë nuk do të thotë se ajo duhet të sillet si një divë e paprekshme.
“Nuk kam pasur asnjëherë turp nga jeta që bëj…Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë…dhe po, unë jetoj me autobus. Ju ndoshta do të më pyesnit ‘Po pse jeton si njëri normal?’. Sepse sinqerisht njerëz unë jam një njeri normal. Zoti vetëm më bekoi me zërin tim, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq që nuk dua të jem e paprekur dhe të veproj si një diva false apo çfarëdo. Asnjëri nuk është në rangun tonë ose do të jetë ndonjëherë. Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi…e bija e Avni dhe Nurije Raçit”, ka shkruar këngëtarja.
Një leksion humaniteti dhe kujtese, se arti buron nga shpirti, vjen si një dhuratë nga dikush sipër nesh dhe gjithsecili ka në dorë ta përdorë atë për mirë ose për keq.
albshowbizzz.com