E mbani mend kohën kur Leze Qena e luante rolin e ‘Gjyshës’?
Është ndër aktoret me të dashura për publikun.
Leze Qena pa dyshim se është njëra prej aktore më të dashura për publikun shqiptar. Rolet e saj të ndryshme, si në seriale televizive ashtu edhe në teatër e kanë bërë atë të jetë emër i njohur për gjenerata të ndryshme.
Lezja për publikun me buzëqeshjen e saj konsiderohet si një person që tek të tjerët përçon pozitivitet, shkruan rtv21.
Prej vitit 2001 deri në vitin 2011, Lezja përmes ekranit televiziv ishte e pranishme çdo të diele në çdo shtëpi me rolin e “Gjyshes” te seriali vendor “Familja Moderne”. Aktorja me këtë rol arriti të jetë shumë e dashur edhe për fëmijët.
Kujtojmë se, Lezja punën e aktrimit e ndau bashkë me burrin e saj aktorin e njohur të skenës, Xhevat Qena deri në pranverën e vitit 2003, kur kishte ndërruar jetë Xhevati.
Përveç projekteve të tyre ndaras, ata kishin edhe projekte së bashku përmes, të cilave kanë sjellë buzëqeshje te shikuesit.
Lezja ende vazhdon të jetë një prej zonjave të aktrimit në Kosovë. Aktualisht është pjesë e serialti “Çka ka shpija”.