E ofendoi ”live” në emision dhe u tall me tatuazhin japonez të Ariana Grande-s, moderatori amerikan ”çmend rrjetin”[VIDEO]

 

Nick Cannon njihet si një nga moderatorët më karizmatikë të ekraneve amerikane, por edhe nga ato personazhe që nuk ngurron aspak të bëjë komente “pikante” kur vjen puna tek “yjet” e showbizz-it botëror.

Së fundmi, ai ka mbajtur qëndrimin e tij rreth ndarjes së Pete Davidson nga Ariana Grande dhe njëkohësisht ka ofenduar këngëtaren duke e quajtur “një yll i vogël pop-i”.
“Natën e kaluar isha me vëllanë tim të vogël, Pete Davidson. Ishim në Brooklyn! Po bënim një bisedë të këndshme dhe unë thashë: E kam mësuar mirë këtë djalë të ri”.

“Do të marr meritat për këtë. Unë jam ai që i tha atij, gjej një femër më të madhe në moshë. Leri rehat yjet e vegjël të pop-it. Një femër e madhe në moshë e di çfarë kërkon, ajo nuk luan lojëra, është serioze … Për këtë e kam fjalën, gjej dikë më të madhe!”

Dhe nëse mendoni se fyerjet mbaruan me kaq për Ariana Granden, prisni se ka akoma.

“Yjet e vegjël të pop-it, nuk e dinë! Ato bëjnë tatuazhe nga menutë japoneze në shpinë. Bëj shaka, por kjo është dora e Ariana Grande-s dhe unë mendoj se kjo ndodhi pasi u përpoq ta rregullonte (tatuazhin). Kjo është një punë për vajzat e reja!”

Nuk e dimë si do të reagojë Ariana pas këtyre fjalëve, të cilat duken tmerrësisht ofenduese.

 

albshowbizzz.com