E pabesueshme çfarë bën një fanse për Florin, bën tatuazhin

Fansja bën tatuazh tingujt e zërit të Florit, emocionohet këngëtari.

Këngëtari shumë i dashur për publikun, këngët e të cilit janë kthyer në hite, Flori Mumajesi ka fansa të shumtë që e ndjekin në koncerte, mbrëmje muzikore, në rrjete sociale dhe ja shprehin dashurinë edhe me dedikime.

Mirëpo një fanse i ka bërë një surprizë shumë të veçantë Florit e që jo çdokush do e bënte.

Ajo ka bërë tatuazh në kurriz tingujt e zërit të Florit dhe imazhin këngëtarin e ka publikuar në Instastory.

I emocionuar Flori shkruan: “Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup. Sound wave i coverit, Të dua”.