E publikoi edhe në “Instagram”! Reper-ja shqiptare thyen ligjet me veprimin e fundit dhe sfidon të tjerët
Kur bëhesh personazh publik, ndiqesh gjatë gjithë kohës nga fansat që të duan.
Kjo mund të ketë anën e saj pozitive dhe negative. Pozitive përfshihet dashuria që merr nga fansat, kurse tek negativet përfshihet se çdo gjë mund të jetë lehtësisht e dallueshme edhe nga autoritetet, si në rastin e Rinës.
Reper-ja publikoi një video në Instagram, ku tregonte se po e ngiste automjetin pa leje.
Rina ka vetëm pak kohë që ka publikuar klipin e ri ndaj dhe në video shfaqej duke kënduar vargjet e këngës së re. Më pas ajo ka pyetur ndjekësit e saj nëse ka ndonjë që udhëton pa leje me makinë:
“T’marr me porch’ e i nxojna ma shpejt kush vozit pa leje përpos meje”, shkruante Rina.
Duke iu përshtatur titullit të ri të këngës “Ilegal”, Rina mesa duket ka nisur një fushatë për të bërë gjëra të paligjshme.
Rina duket se e di që ka thyer ligjet, por asaj aq i intereson. Madje ka pasur edhe nga ata fansa që mendojnë se rroga e saj shkon e gjitha për të paguar këto dëme. Shpresojmë që ajo të mos marrë ndonjë dënim, për këtë shkelej të Kodit Rrugor.
albshowbizzz.com