E zbulon Kadri Veseli, ja çfarë surprize i bëri gruas së tij për Shën Valentin
Kadri Veseli tregon si e priti Shën Valentinin me gruan e tij.
Më ndryshe se çdo herë tjetër, sot kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin e keni parë duke folur rreth jetës së tij private.
Ai tregoi se si e ka kaluar festën e Shën Valentinit, me ç’rast u shpreh që me bashkëshorten e tij, Violetën çdo ditë e kanë Shën Valentin. I pyetur se çka i ka dhuruar gruas për këtë festë, Veseli tha që Violetës i ka dhuruar diçka që i dhurojnë çdo ditë njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv
Ai më tutje rrëfeu që për 14 shkurt e kanë festuar vetëm mëngjesin, pasiqë pasditën e ka ndarë për të vizituar kufirin andej ku ka qenë porta e lirë, luftëtarëve.
I pari i Kuvendit të Kosovës në emisionin e sotëm festiv “1 Kafe prej Shpisë” foli edhe për familjen e tij, duke thënë që fëmijëve të tij, tre djemëve dhe vajzës mundohen që t’ua plotësojnë kushtet, duke mos i lazdruar shumë.
Ai shtoi se të katër fëmijët e tij janë të dashur, por e veçoi vajzën, e cila është edhe e vogla e shtëpisë së tij.
Veseli gjatë emisionit foli edhe për prindërit e tij, me ç’ras tha që mundohet që të jetë sa më afër tyre, por shtoi që borxhin ndaj tyre nuk mund ta lajë.
Ai mes tjerash tregoi se nëna e tij është besimtare dhe se çdo të dytën fjalë, siç tha e ka pasë dhe e ka “Me Zotin”, “Të ruajt Zoti” etj.