E zbulon me në fund Blerona, tregon se a po martohet
Blerona Zeqiri ka thyer heshtjën.
Blerona humb lojën, përballet me pyetjet e vështira të mysafirëve
Sot në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV 21, në këndin e lojës ishin të ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Neki Emra si dhe bashkëshortja e tij, prezantuesja e njohur, Zana Zhaveli.
Pasi që lojën e humbi vetë prezantuesja e emisionit, Blerona Zeqiri atëherë, Zana tregoi që dëshiron të ia bëjë një pyetje më të vështirë Bleronës, shkruan rtv21.tv
“Bleronë, je një vajzë e bukur, e mirë, çikë e mirë e shpisë të mirë me tona të mirat, e ki një shok të mirë shumë që del me të nonstop… Bleronë, të gjithë janë kureshtar me ditë, Bleronë hajde një dasmë bëna, kur ki mu martu?”, ishte pyetja e Zanës për Bleronën.
Pyetjes së Zanës nuk i hezitoi Blerona, e cila tha që njëherë duhet me gjete djalin e pastaj të martohet.
Zana vazhdoi pyetjen duke i thënë se a është në ndonjë lidhje që mund të pritet ndonjë fejesë së shpejti, Blerona pa e lënë të përfundojë mirë pyetjen u përgjigj që është shumë larg një lidhjeje të tillë.
Pyetje ndaj prezantueses së emisionit pati edhe Neki Emra, i cili ishte kurioz të dinte se a është e lumtur Blerona edhe pse nuk është në lidhje.
“Me raste, kanihere them qysh nuk jam në një lidhje, kur nuk kam çka me bo, me pas me dal me dikë. Kur shoqëria nuk më lajmërohen në telefon, them qe me pas një djalë me dalë.”, u shpreh Blerona.
Me këtë përgjigje, Blerona i hedh poshtë të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në mediat shqiptare, se prezantuesja është në prag të martesës.