E zonja jo vetëm në muzikë, Rita Ora tregon aftësitë e saj të shkëlqyera edhe si amvise
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë e pëlqyer nga miliona njerëz për muzikën e saj.
Ajo është shumë entuziaste për turin e saj të koncerteve, që do ta nisë gjatë muajit mars, për të promovuar këngët e albumit të saj më të ri “Phoenix”.
Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur edhe për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, që do të mbahet më 20 shkurt.
Rita ndërkohë është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpenzon mjaft kohë nga dita e saj e zakonshme.
Së fundmi, përmes disa postimeve të bëra në InstaStory, Rita ka dashur t’iu tregojë fansave të saj se është e zonja jo vetëm në të kënduar.
Fillimisht, ajo publikoi një imazh, ku tregonte se shfaqej në lulishte, gjersa më pas zbuloi edhe buqetën, të cilën ajo e kishte krijuar vetë.
“E bërë nga unë”, kishte shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaqte një buqetë të bukur lulesh të punuar nga dora e saj.
Tutje, në postimin e radhës, Rita u bëri të ditur fansave të saj se është e zonja edhe në gatim, teksa tregonte pjatën e mbrëmjes të cilën ishte kujdesur që ta gatuante vetë.
“Unë e përgatita këtë kungull për veten time”, ka shkruar ajo në fotografi, teksa ka shfaqur edhe pjatën e dytë, e cila ishte një sallatë.
Siç duket, në kohën e lirë këngëtarja shqiptare nuk heziton të bëjë edhe punë shtëpie. /Telegrafi/