Ed Sheeran nderohet me çmimin për “arritje globale” në ‘Brit Awards 2019’.
Superylli, Ed Sheeran është nderuar me çmimin për “arritje globale” dhe ky sukses i tij vjen falë albumit “Divide”, shkruan lajmi.net.
Ai nuk ishte prezent për të tërhequr çmimin por në një lidhje të drejtëpërdrejtë i falënderon dhe tregon përse nuk ishte në evenimentin e madh.
“Faleminderit shumë për çmimin dhe më falni që nuk mund të isha pjesë e mbrëmjes, sepse jam në turin tim amerikan”, shprehet ai. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com
