Ed Sheeran u martua me dashurinë e fëmijërisë në një ceremoni sekrete

  

Ed Sheeran është martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë Cherry Seaborn në një martesë sekrete. Ylli i muzikës zhvilloi ceremoninë në Suffolk pak para Krishtlindjeve. Asnjë i famshëm nuk ishte i ftuar në dasmën e tij.

Një burim i afërt i këngëtari zbuloi: “Ed u martua disa ditë para Krishtlindjeve. Ishte ceremoni e qetë, me të ftuar vetëm miqtë e vjetër të Sheeran, familjarët dhe prifti. Ishin vetëm 40 vetë të ftuar, as Taylor Sëift, as drejtues të shtëpisë diskografike apo ndonjë personazh tjetër i famshë. Nuk donte të bënte bujë.”

28-vjeçari dhe Cherry po planifikojnë të zhvillojë një mbrëmje martesore në verë me miqtë e tyre të famshëm.

“Ed dhe Cherry po planifikojnë të zhvillojnë një festë në fund të verës,”-tha burimi.