Edhe Blerina Kllokoqi-Rugova nderohet me medalje presidenciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është tejet aktiv kohët e fundit me ndarjen e mirënjohjeve për personalitete të ndryshme shqiptare.
Kohët e fundit ka dekoruar me medalje këngëtaret e muzikës së mirëfilltë shqipe, Sabri Fejzullahun si dhe Ilir Shaqirin.
Gjatë ditës së sotme edhe një personalitet është dekoruar prej të parit të vendit dhe vjen nga sfera e botës së modës.
Është fjala për Blerina Klokoqin-Rugovën, e cila është e njohur si disenjatore edhe përtej kufijve të shtetit tonë.
Ajo me këtë rast e ka falënderuar presidentin e republikës duke thënë se ndihet e nderuar me këtë vlerësim.
“Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vlerësojnë punën tënde, pasionin tënd. Falënderoj Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës. Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nënë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta. Unë, bija jote Kosovë!”, ka shkruar ndër të tjerash Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/