Edhe Dafina Zeqiri në protestë

  
  

Gjatë ditës së enjte në Prishtinë është mbajtur protestë para stacionit policor nën moton “Përdhunuesit në burg”.

Pas rastit të paprecedentë të dhunimit të së miturës nga Drenasi, qytetarë të shumtë kanë marshuar me banderola në duar, duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë, Rashit Qalaj dhe futjen në burg të personave që kanë kryer vepër penale.

Në protestë duket se nuk kanë munguar edhe figurat publike, e njëra ndër to ishte edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit e bëri të ditur se ishte prezente në protestë përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

  

Dafina Zeqiri ishte prezente sot (e enjte) në protestë (Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory)

  

Ajo publikoi një fotografi, ku shfaqej me banderolë në duar, në të cilën shkruhej: “Bac edhe sa thirrje”.

Ndërkohë, paraprakisht këngëtarja Zeqiri u kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të iu bashkohen protestës në kryeqytet.

  

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

  

Dafina u tregoi sot fansave të saj se është gjithnjë e gatshme të mbështesë personat në nevojë, e aq më tepër femrat që kanë përjetuar diçka të tillë. /Telegrafi/