Edhe Kim Kardashian probleme me lëkurën

  
  

Mund të duket si një prej femrave më të adhuruara në mbarë botën, por edhe Kim Kardashian ka probleme të zakonshme.

38-vjeçarja pati një ditë të keqe teksa po shkonte për të darkuar me motrën e saj, Kourtney dhe ish-partnerin e saj, Scott Disick, në Los Angeles të hënën.

Makijazhi jo edhe mirë i përhapur në fytyrë, bënte që asaj t’i vinin në dukje problemet me lëkurën, më saktësisht akneve në fytyrën e saj.

Megjithatë, Kim ka treguar se është koshiente për problemet e saj, dhe nuk heziton t’i ndajë ato me ndjekësit në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë temë, ajo madje u deklaruar edhe përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Twitter.

Kim Kardashian përndryshe është në pritje të fëmijës së katërt, që do të vijë në jetë nga një nënë surrogate.

Përndryshe, ajo dhe Kanye West kanë tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin e tyre, Saint. /Telegrafi/

  

Kim Kardashian West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)