Edhe sa muaj kanë mbetur nga lindja? Ja përgjigja e Almedës

  

Kanë mbetur dhe pak muaj që bukuroshja shqiptare Almeda Abazi të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Në këto ditë të ftohta, ajo ka vendosur që të bisedojë me ndjekësit e saj në Instagram nëpërmjet opsionit “Pyetje-përgjigje” .

Një prej tyre dëshironte të dinte edhe sa muaj duhen që të vijë në jetë djali i saj me aktorin Tolgahan.

“Edhe dy muaj”, tregoi Almeda. Para disa kohësh, ajo zbuloi se do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.