Ekskluzive në “Mos i fol shoferit”, Greta Koçi vjen me “E kuqe”
Projektet e fundit muzikore të Greta Koçit janë balada shumë të bukura, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Ndërsa këngën e rradhës do ta ketë tërësisht ritmike. Ekskluzivisht për “Mos i fol shoferit” në Ora News, këngëtarja zbuloi se projekti do arrijë të bëjë të kërcejë cdo njeri dhe do të titullohet “E kuqe”.
Greta Koçi:
Projekti më i afërt muzikor do jetë një këngë ritmike. Unë përfundova këngën “Aman”, një baladë që publiku e pëlqeu. Por balada nuk është këngë tregu, jo këngë koncertesh. Po bëjmë gati një projekt masiv që është ritmike dhe automatikisht e ngre nga vendi. Kënga ka të bëjë me ngjyrën e kuqe dhe do titullohet, “E kuqe”.