Elita dhe Gjiko kthehen në shtëpi me djalin, kjo është dhoma luksoze e bebit
Elita Rudi dhe Gjiko, janë çifti më i përfolur i estradës.
Më 20 shkurt Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë të një djali, të pagëzuar me emrin Zëri. Pas rreth 3 ditëve në maternitet, Elita u rikthye në shtëpi bashkë me reperin dhe pjesëtarin më të ri të familjes.
Në shtëpi e priste një surprizë e realizuar nga nëna e Gjikos, Lirije Gjikolli, e cila kishte zbukuruar dhomën e çiftit.
Por gjyshja ka menduar edhe që të bëjë një tortë për ardhjen e nipit, ku sipër saj shkruhet “Mirë se erdhe në shtëpi Zëri”.
Vetëm pak orë pas lindjes Elita zbuloi pamjen e djalit, ndërsa Gjiko ka treguar përkushtimin maksimal duke u kujdesur për të dy.