Elvana Gjata, Alaudin Hamiti e Valdrin Sahiti në një vend – diskutim i vonshëm për…
Elvana Gjata pritet të mbajë një
koncert madhështor për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Klan
Kosova.
Nën patronatin e Anita Haradinajt, bashkëshortes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo festë e organizuar në Klan Kosova do shoqërohet nga këngët e bukura të Gjatës.
Dhe meqë data e rëndësishme ka
afruar, Elvana Gjata bashkë me Moderatorin Alaudin Hamiti kanë diskutuar mbrëmë
deri në orët e vona për mbarëvajtjen e koncertit.
Derisa është Valdrin Sahiti ai i
cili në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një video nga ky debat i
vonshëm, duke cituar shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë si Mitrush Kuteli, Ali
Podrimja e Ismail Kadare.
Elvana Gjata do performojë në Qendrën Kulturore në Klan Kosova me 17-të Shkurt. /Prive.al
albshowbizzz.com