Elvana Gjata këndon ‘live’ këngën ‘Baresha’ të Nexhmije Pagarushës

  Elvana Gjata mbrëmë u rikthye në skenë pas një pauze të shkurtër.      

Këngëtarja Elvana Gjata, pas një pauze të shkurtër, mbrëmë me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është kthyer me një koncert privat të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka interpretuar disa këngë të saj ‘live’ mirëpo edhe disa nga këngët më të dëgjuara ndër vite si ajo ‘Mora fjalë’ nga Shkurte Fejza e ‘Baresha’ e Nexhmije Pagarushë.

Duhet kujtuar se ajo sot i ka shkruar disa fjalë në Instagram, kështu duke i falënderuar të gjithë të pranishmit e në veçanti Anita Muçajn-Haradinajn.

“Oj Kosove e dashur qe me dhuron veç dashni… Fjalet nuk me mjaftojne per te shprehur mirenjohjen qe kam per ju, por mbreme ne koncertin per nder te Pavaresise, jam ndjere si kurre ndonjehere, si ne shtepine time..E lumtur per te gjithe ju qe ishit mbreme te pranishem ne koncert. Mirenjohje per ate qe beri te mundur kete event, faleminderit Anita Haradinaj per punen e jashtezakoshme dhe mbeshtetjen tende ne realizimin e ketij eventi.  @amucaj  ??”, ishin fjalët e saj ndërsa në vazhdim ua sjellim videon në të cilën mund ta dëgjoni duke e kënduar ‘live’./Lajmi.net/

                    View this post on Instagram                            

 

 Mbreteresha e muzikes shqiptare @elvanagjataaaa bravo per kete koncert fantastik!!! Je unike, jemi me fat qe kemi nje thesar si ty ne muziken shqiptare ??♥️ LIVE! 

A post shared by   Artistët Shqiptarë ????  (@artistet_shqiptare) on

 

 

albshowbizzz.com