Elvana Gjata, këngëtarja e rekordeve

 
 

Këngëtarja Elvana Gjata po i vazhdon sukseset e saj në muzikë.

Këngëtarja Elvana Gjata gjatë gjithë karrierës së saj muzikore, e që fillet i ka të hershme ka arritur suksese të mëdha me projektet muzikore që i ka sjell për adhuruesit e muzikës së saj, shkruan lajmi.net.

Kënga më e re me titull “Tavolina e mërzisë” për një ditë ka arritur t’i mbledh 1 milion klikime në Yotutube dhe kjo nuk është risi për këngëtaren e rekordeve.

Bashkëpunimi me Ledri Vulën e John Shahun, kënga “Mike” ka arritur të klikohet plotë 60 milionë herë e ajo “Love me” me Brunon 50 milionëshin.

Elvana është njëra ndër të paktat këngëtare që sjell projekte muzikore “rallë e përmallë” dhe ia del që pothuajse secila të shndërrohet në “hit”.

Çfarë vlen të theksohet është edhe albumi i saj “3” në të cilin secila video e lansuar ka marrë shumë klikime.

Rikthimi i Elvanës erdhi pas një pauze të shkurtër dhe këtë e bëri në një mënyrë shumë madhështore në pikërisht 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me koncertin privat të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita.

Në këtë koncert ajo ka kënduar “live” këngë nga albumi i saj duke mos i lënë anash edhe këngët e tjera historike si ajo e Shkurte Fejzës “Mora fjalë” e “Baresha”, këngë e bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës.

Tash që u rikthye, ky fakt i gëzoi shumë fansat të cilën presin edhe projekte të tjera muzikore nga këngëtarja e rekordeve, Elvana Gjata.

 
 

albshowbizzz.com