Elvana Gjata poston pamjet emocionuese në ditëlindjen e 32-të, por ky DETAJ na habiti! [FOTO]
Pas një kohe të gjatë larg publikut, por në qendër të vëmendjes së mediave për muaj me rradhë, Elvana Gjata më në fund është rikthyer. Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, emrin e të cilës mbajnë hite të njohura, ka thyer heshtjen me një postim në Instagram ku shfaqej në studion muzikore.
Këngëtarja shkruante se është ndjerë e dërrmuar dhe e vrarë, por data e sotme 3 shkurt është vërtet një ditë e veçantë për këngëtaren, pasi feston ditëlindjen.
Elvana në ‘Instagram’ ka publikuar një video ku ka bashkuar këngët e albumit ‘3’ EP dhe ka uruar albumin që mbush një vit. Ndër të tjera falenderon kompozitorin Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov.
“Si sot një vit më parë… Gezuar ditëlindjen “3”
Faleminderit Pirro per muziken qe me dhurove e qe nuk te shteron kurre!
Thank you Darko for an amazing work ok this project!’, shkruan Elvana.
Mirëpo ajo çka na habiti është se këngëtarja me këtë postim nuk uroi veten e saj por vetëm punën që ka bërë, ku vlen të thuhet se këngët e ‘3’ EP na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe dhe të gjithë jemi dashuruar me punën e saj./intv.al/
albshowbizzz.com