Elvana Gjata rikthehet me koncert në datën e shënuar për shqiptarët
Elvana Gjata do të rikthehet në skenë me një koncert që do të mbahet në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Elvana Gjata pritet të mbajë koncert në Prishtinë me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Detaje rreth këtij koncerti ende nuk janë bërë të ditura, por lajmi.net merr vesh nga burime të afërta me këngëtaren se koncerti që do ta rikthejë Elvanën në skenë pas një kohe, është pikërisht ai që do të organizohet me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë.
Për ndryshe, koncerti i fudit i kësaj artisteje që u mbajt në Prishtinë ishte ai që u organizua vitin e kaluar.
Kujtojmë që Elvana Gjatën së shpejti do ta shohim edhe në rolin e aktores, bashkë me Ermal Mamaqin luajnë rolet kryesore në filmin “Dy gisht mjaltë”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com