Elvana Gjata thyen heshtjen

  

4 muaj pasi emri i saj u artikulua si shkaku i dyshuar i përplasjes me armë të ndodhur në një lokal në zonën e ish-Bllokut, Elvana Gjata thyen heshtjen. Këngëtarja la Shqipërinë pak orë para ngjarjes për një koncert në Gjermani, por pas kësaj nuk u rikthye, ndërsa ndaloi edhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale.

Megjithatë duket se tashmë ajo ka vendosur të thyejë heshtjen, e jo vetëm. 31-vjeçarja është rikthyer edhe në rrjetet sociale. Pikërisht në profilin e saj në Instagram, këngëtarja flet për një periudhë të vështirë dhe paralajmëron rikthimin e saj në skenë.

“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur, e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.

Po… kam kaluar një periudhë shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë,fjalë… edhe më shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë…

Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia.

Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri, në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj..(muzikën).

Në përplasjen me armë mes grupit të Ervin Matës, i dashuri i këngëtares dhe Ervis Martinajt mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj, ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Për ngjarjen e 4 Tetorit vijojnë të jenë në kërkim Ervin Mata, miku i tij Fabio Allushi dhe komando Merviol Bilo, i cili qëlloi mbi viktimën. Ndërsa Eljon Hato dhe Ervis Martinaj ndodhen në burg./tvklan.al