Eminem lanson videoklipin e ri “Rainy Days” në bashkëpunim me Boogie

  
  

Eminem ka publikuar videoklipin e ri që vjen si bashkëpunim me reperin Boogie.

“Rainy Days” titullohet projekti i legjendës së hip hopit, ndërsa xhirimet janë zhvilluar në Detroit.

“Më duhen ndryshime në formë të madhe”, u shpreh Boogie pas lansimit të projektit.

“Rainy Days” shfaqet në albumin e ri të Boogie, “Everythings for Sale” që po ashtu shfaq emra si 6Lack, J.I.D. dhe Snoh Aalegra.

Eminem ndërkaq vazhdon të shijojë sukseset e albumit “Kamikaze”.

Shikoni më poshtë videoklipin e ri: