Emocionet e fitores “mposhtin” Dua Lipën, ja çfarë po ndodh me të
Dua Lipa ka bërë krenarë gjithë shqiptarët, duke fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor Grammy Awards.
Ylli i popit rrëmbeu çmimin ‘Best New Artist’ në 61 vjetorin e Grammy dhe çmimin Best Dance Recording për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.
Emocionet e fitores nuk do ti largohen për disa ditë dhe këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Instagram.
“Jam duke e pickuar veten. Nuk mund ta besoj faktin se ia dola. Një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë”, shkruajti Dua në fotografinë ku shfaqet në tapetin e kuq.
Artistët e tjerë të huaj e shqiptarë kanë shprehur mbështetjen për këngëtaren.
Gashi u shpreh se kjo është e pabesueshme: “Dua e para shqiptare që fiton Grammy? Kjo është çmenduri.”
“Urime”, shkruajtën Ledri Vula, Era Istrefi dhe modelja Emina Cunmulaj në postimin e Duas në Instagram.
“Zoti të bekoftë. Nuk ka fjalë ta përshkruajmë sa të lumtur jemi”, shtoi Vesa Luma.
The Chainsmokers thanë se ishte plotësisht e meritur: “Ti e meriton. Urime Dua.”
Nuk ka munguar as urimi i Recording Academy ku i uron këngëtares shqiptare mirëseardhjen në familjen ‘Grammy’: Mirëseerdhe në familjen Grammy.
Gjithashtu kanë shprehur mbështetjen për Duan Lyrical Son dhe futbollisti Xherdan Shaqiri.
Still pinching myself!!! I can’t quite process it all and I think i’ll be on a high for a very long time. A moment I won’t forget ❤️ @recordingacademy