Emrat e ekranit që nuk kujdesen për veten transmetojnë mungesë kulture!

  

Gazetari shqiptar Drini Zeqo ka qenë i ftuar në “Mos i fol shoferit” në Ora News ku foli për arsyen përse shkon shpesh në palestër. Qëllimi i tij është të mbajë trupin në formë që të duket sa më mirë kur del në ekran.

Ndër të tjera, foli dhe për emrat e tjerë të ekranit duke thënë se ata që nuk kujdesen për veten transmetojnë mungesë kulture.

Drini Zeqo:
Kam shumë respekt për njerëzit e televizionit që kujdesen për veten se mendoj që estetikisht duhet të dukesh sa më mirë në ekran. Nuk po them të jesh i ekzagjeruar. Një njeri që nuk kujdeset për veten në ekran transmeton dhe tek të tjerët një mungesë kulture për jetën e përditshme. Nëse kujdesesh për veten dhe del në ekran, i thua dhe tjetrit kujdesu, ha shëndetshëm. Sigurisht kjo vjen pas të 30-ave se kur je 20 e pak nuk shqetësohet as për kaloritë, as për gjërat e tjera.