Enca arrin dy milionë ndjekës në Instagram
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka pak kohë që lansoi këngën e saj më të re “Balad”.
Ky projekt muzikor u prit mirë nga fansat e këngëtares, e cila njëherësh është një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.
Vetëm në rrjetin social Instagram, Enca numëron mbi dy milionë ndjekës, me çka ka bërë të jetë femra më e ndjekur nga showbizi shqiptar në këtë rrjet social.
E lumtur për këtë gjë, Enca ka publikuar disa imazhe në InstaStory, përmes së cilave ka falënderuar dy milionë fansat e saj.
“Mendoj, kush është artisti i parë shqiptar me 2 milionë ndjekës”, ka shkruar ajo në një postim.
Enca përndryshe është shumë shpesh aktive në Instagram, përmes së cilit ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të pakta janë rastet kur ajo ndan me fansat imazhe provokuese, duke nxitur kështu imagjinatën e fansave.
Këngëtarja bëri bujë në vitin 2014 me hitin “A pot pëlqen”, dhe që atëherë numri i ndjekësve të saj është rritur ndjeshëm. /Telegrafi/