Enca provokon me të pasmet, ndërsa lë një mbishkrim kontrovers në Instagram

  
  

Këngëtarja Enca Haxhia, para një jave publikoi projektin e saj më të ri muzikor.

“Balad” mban titullin kënga e saj e re, e cila është një baladë dashurie, të cilën fansat e saj e pritën mjaft mirë.

Enca ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft provokuese në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja ka vënë pah të pasmet e saj, veshur me streçe të ngushta, dhe një xhup lëkure.

“Ti nuk më meriton mua”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka ngacmuar imagjinatën e fansave.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar. /Telegrafi/