Eni Çobani pëson aksident të rëndë, Ardit Gjebrea tregon gjendjen e saj
Pak ditë më parë, Eni Çobani pësoi aksident të
rëndë.
Edhe pse lajmi nuk u publikua, ka qenë Ardit
Gjebrea ai i cili ka folur për gjendjene saj përmes një statusi të gjatë në
Instagram, ku postoi një foto bashkë me Enin.
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20
metra në fund… në përrua.
E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë
sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!
Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e
dashur Eni. Faleminderit!
Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit
e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe
uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…
Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”,
ka shkruar ai.
Ndërkohë edhe
Eni falënderoi Zotin për mrekullinë përmes një instastoryt./Prive.al
albshowbizzz.com