Eni Koçi bën këtë gafë nga xhelozia për Gencin: Ishte një femër bombë … [FOTO]
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar dhe çdo e re nga lidhja e tyre përbën kuriozitet. Ata ishin të ftuar në “Xing me Ermalin” ku kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre dhe planet për të ardhmen.
Genci ka treguar se Eni është shumë xheloze aq sa një ditë i ka kontrolluar Instagramin dhe i ka bërë të papriturën. Për këtë pjesë Eni tregon dhe një histori.
“Në fillim ja dhashë Gencit si sugjerim mos mbaj njerëz që nuk i njeh në Instagram. Ky indiferent më tha mua merre telefonin, kapi hiqi, bëj ça të duash. I pyeta nja dy, tre i njeh. Nuk i njoh tha. Kur shoh një femër ç’të them, bo.mbë.
Nuk ja pashë farë mbiemrin direkt ‘unfollow’. Pastaj e pyeta kush është kjo se e hoqa. Ça thua tha ky, ajo është halla ime. Halla e Gencit është piktore e njohur, Zake Prelvukaj. Vajta i kërkova falje hallës”, tregoi Eni.
albshowbizzz.com