Eni Koçi zbulon planet e dasmës
Me anë të një postimi në Instagram ditën e djeshme Genc Prelvukaj tregoi se i ka propozuar për martesë Eni Koçit dhe çifti së shpejti pritet të bëjnë një dasmë madhështore. E ftuar në “Xing me Ermalin”,
Eni ka zbuluar të gjithë detajet për dasmën dhe madje edhe si do jetë fustani i saj i nusërisë
“E kemi menduar dasmën, nuk e kemi vendosur nëse do e bëjmë të madhe mediatike ose private me një rreth të ngushtë. Pas dasmës do nisemi në Amerikë dhe do bëjmë për një muaj tur, çdo ditë në një qytet të ndryshëm. Sa për fustanin do jem një miks i nuses moderne me tradicionalen”, tregoi Eni duke ndarë detaje nga eventi i shumëpritur. /Prive.al
albshowbizzz.com