Eni Vasili për martesën: Fustanin e bardhë do ta vesh…

 

Autorja e debatit politik në TCH, Eni Vasili, sot ishte e ftuar në ‘E diell’

Gjatë intervistës në “Këndi i së vërtetës” në “E Diell”, Eni Vasili e cila e ka mbajtur gjithmonë të blinduar jetën private, u përgjigj se fustanin e bardhë do ta veshë, por jo para zgjedhjeve. Po të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për një fëmijë me partnerin e saj.

  

“Kemi zgjedhjet përpara”- i tha ajo Manushit, si për t`i shmangur në mënyrë diplomatike pyetjet. Mirëpo këmbëngulja e Ervinit dhe Manushit nuk mbeti me aq! Kureshtja këtë herë ishte për marrëdhënien mes çiftit, nëse Armandi, ishte posesiv ose jo ndaj Enit!

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë”, tha duke qeshur Vasili.

Kujtojmë se në dhjetor të 2018-s, Eni Vasili u shfaq në publik me partnerin e saj Armandin, gjatë një eventi në Tiranë, të organizuar nga Lorik Cana. /TCH/

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com