Enxhi Nasufi mungoi 1 vit e gjysmë për tu rikthyer me super hit, ja arsyeja

  

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enxhi Nasufi mungoi për 1 vit e gjysmë në tregun shqiptar. Më pas u rikthye fuqishëm me një projekt ritmik të titulluar “Ti”, të cilin e solli në bashkëpunim me DJ Boocky.

Ka vetëm tre javë që ka dalë në treg dhe numëron 27 mijë klikime në Youtube. Kërcimi që Enxhi ka zgjedhur për këtë projekt muzikor është bërë viral, prandaj u kërcye edhe në studion e “Why Not”.

E ftuar në “Why Not” në Ora News, ajo zbuloi se pati këtë periudhë pauze sepse kishte nevojë për inspirim.

Ndërsa për projektin e ri muzikor, Enxhi rrëfeu se po punon në studio, por është ende në mëdyshje se çfarë do të sjellë.

Enxhi Nasufi: Po dëgjoj shumë muzikë latine, por midis kësaj, kam qejf dhe gjërat primitive. Kështu që aty midis.