Era Istrefi e paska publikuar këngën e re, por jo për publikun shqiptar! Ja kush janë dy emrat e famshëm të përfshirë [VIDEO]

 

Prej kohësh tashmë po presim projektet më të fundit muzikore të Era Istrefit.

Këngëtarja deri më tani na ka zbuluar pamjen e saj dhe prapaskenat e videoklipeve që po xhiron, por asnjërën nga këngët nuk  eka publikuar për publikun shqiptar. 

E megjithatë Era ka publikuar sot një video të një skene të madhe ku shfaqet duke performuar me dy DJ të famshëm Dimitri Vegas dhe Like Mike. 

Kënga titullohet “Selfish” dhe do të vijë shumë shpejt, bën me dije këngëtarja.

Tepër ritmike dhe e fuqishme, jemi të sigurt që kjo do të jetë kënga e preferuar e club-eve në Shqipëri e Kosovë.

 

 

 

albshowbizzz.com