Era Istrefi ndryshon pamjen në Amerikë, do t’i ‘shkrijë’ amerikanët me stilin e ri

Era Istrefi është këngëtarja që arriti të bëhet e njour në mbarë botën me këngët e saj.

Kënga e saj ‘bon bon’ u bë senzacion në publikun ndërkombëtar duke u bërë kështu një ndër më të njohurat këngë shqipe, shkruan ORAinfo.

Në vitin që shkoi Era pati suksesin më të madh duke qenë kështu këngëtare në këngën e kapionatit botëror 2018.

Era shquhet për stilin e saj të veçantë dhe shumë ndryshe nga këngëtaret e tjera.

Kohëve të fundit ajo ndodhet në Amerikë ku pritet të xhirojë videoklipin me të ri.

E atje Era ka zgjedhur të ndryshojë edhe ngjyrën e flokëve, duke u bërë bjonde.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografitë me të reja në Instagram, në të cilën ka marrë pozë joshëse pranë pishinës.

“Ndaju me të dashurën tënde, jam mërzitur”, janë fjalët që ajo ia ka shtuar postimit. /ORAinfo/