Era Istrefi publikon trailerin e klipit të ri “Selfish”, do të vijë me klip të veçantë nga Los Angeles

  
  

Këngëtarja Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar.

“Selfish” mban titullin kënga më e re e këngëtares shqiptare, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.

  

Era Istrefi (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

  

Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa xhirimet e klipit janë kryer në Los Angeles.

Era ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram edhe trailerin e klipit, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Nga pamjet, duket se këngëtarja shqiptare do të ketë një performancë të veçantë në klipin e ri “Selfish”.

Përveç kësaj kënge, Istrefi do të publikojë edhe një bashkëpunim në shqip me motrën e saj, Norën.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Prishtinë, ndërsa pritet të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/