Era në Hollywood, po jeton ëndrrën!
Era Istrefi tash e ca javë gjendet në Amerikë ku po punon për projektet e saj të reja.
E se punët po i shkojnë mirë, e ka vërtetuar edhe Era përmes postimeve në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Indeksonline.
Postimet nga makina, e deri te postimi me fituesin e çmimit “Grammy”, Diplo kanë qenë ato që po e shfaqin punën e Erës në Amerikë.
Rikujtojmë, që Era ka arritur që të futet furishëm në tregun muzikor ndërkombëtar duke u bërë edhe pjesë e himnit të sivjetshëm të Kupës së Botës në futboll, “Live It Up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.
albshowbizzz.com