Ermal Fejzullahu uron Kosovën: Të gëzojmë të ardhmen, mos të harrojme të kaluarën

  

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka uruar Pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në Instagram ai bën thirrje për të gëzuar të ardhmen dhe për të mos harruar asnjëherë të kaluarën.

“Urime 11 vjetorin e Pavarësisë oj Kosova jonë, lavdi gjakut të derdhur të dëshmorëve tanë, lavdi luftës së drejtë të UÇK-së. Ta gëzojmë të ardhmen, e mos ta harrojmë të kaluarën asnjëherë,”-shkroi ai.