Është i pasur dhe e ka fituar Oscarin, por Eddie Redmayne udhëton me transport publik

Aktori Eddie Redmayne i ka të gjitha parakushtet për të bërë një jetë shumë luksoze, mirëpo ai ka vendosur të mbetet modest, ashtu që rregullisht e përdor metronë londineze për të arritur në destinacionet e dëshiruara në qytetin e tij.
Pasuria e aktorit fitues të çmimit Oscar vlerësohet rreth katër milionë dollarë (3.5 milionë euro), por 37-vjeçari bën një jetë shumë të thjeshtë.
Disa fansa e kanë parë atë duke udhëtuar me metro, ku qëndronte duke dëgjuar muzikë dhe duke lexuar gazetën.
Eddie Redmayne në metronë e Londrës (Foto: Tanveer Mann)
Redmayne në disa intervista në të kaluarën ka thënë se i pëlqen të bëjë jetë të zakonshme dhe se përpiqet t’i edukojë dy fëmijët e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.
Deri më tani, aktori anglez ka luajtur disa role të mëdha duke e veçuar portretizimin e https://telegrafi.com/tag/Stephen-Hawking/ target=”_blank” rel=”noopener”>Stephen Hawking në filmin “The Theory of Everything”.
Falë këtij roli, në vitin 2014, Redmayne e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol kryesor.
Një vit më pas, ai luajti rolin e Lili Elbe në “The Danish Girl”, për të cilin u nominua për të dytën herë për Oscar.
Në vitin 2016, 37-vjeçari filloi të luante rolin e Newt Scamander në serinë e filmave “Fantastic Beasts”. /Telegrafi/
Life goals: be on the same train as eddie redmayne
I love you b ? pic.twitter.com/bEFVapaYE6
— genesis (@cyantides) December 18, 2016
Eddie Redmayne stuck in packed rush hour train on the London Underground https://t.co/epbdKjOPRl pic.twitter.com/6u0biRbcF4
— Evening Standard (@standardnews) July 13, 2016
#EddieRedmayne and #HannahBagshawe riding the Metro in Paris. pic.twitter.com/C05KKcASJd
— BespokeRedmayne (@bespokeredmayne) April 3, 2016