Estrada e Kosovës “xheloze”, nuk e uruan Duan

 

Dua Lipa duket se nuk i ka punët mirë as me këngëtaret e estradës së Kosovës.

Edhe pse ajo fitoj dy Grammy të dielën në mbrëmje, atë nuk e kanë uruar disa prej emrave tonë përfshirë Era Istrefi, Nora Istrefi, Tayna, Kida, Adelina Ismaili, Tuna, Leonora Jakupi.

Të vetmet që kanë postuar foto në InstaStory ishin Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli

Duket se Rita Ora nuk është e vetmja që nuk i ka punët mirë më Dua Lipën.

Edhe shumica e këngëtarëve tona sonte kanë heshtur dhe nuk e kanë uruar këngëtaren kosovare për dy çmimet e saj Grammy, që janë edhe çmimet më të mëdha që jepen në botën e muzikës.

Kështu në profilin e saj në Instagram ka heshtur Era Istrefi. Këngëtarja ka postuar një dhuratë më këpucë që dikush ia ka bërë asaj gjatë ditës së sotme, kurse në profilin e saj në Instagram ajo ka vetëm fotografi dhe skena të këngës së saj më të re.

Njëjtë ka vepruar edhe motra e saj Nora, e cila po ashtu nuk ka bërë asnjë postim për fitoren e Duas.

Dua duket se nuk pëlqehet as nga këngëtarja e re Tayna, e cila po ashtu nuk ka asnjë postim në lidhje me fitoren e dy Grammyve të Duas, shkruan GazetaExpress.

Ashtu si Tayna as Kida nuk ka bërë ndonjë postim që do ia dedikonte Duas për fitoren e saj.

Edhe këngëtarët veterane si Adelina Ismaili, Tuna dhe Leonora Jakupi kanë vendosur që të rrinë anash dhe mos të shkruajnë ndonjë urim për Dua Lipën, e cila mbrëmë pati edhe një debat pasi që kritikoj organizatorët se vitin e kaluar nuk kishte të nominuara dhe shpërblyera shumë femra.

Të vetmet që kanë reaguar kanë qenë Dafina Zeqiri dhe Genta Ismaili.

“Big Timer. Urime motër”, ka shkruar në InstaStory Dafina Zeqiri.

Ndërkaq, ishte pak më e gjatë se Dafina.

“Dua Lipa bëhet shqiptarja e parë që fiton dy Grammy. Krenaria e jonë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Dua Lipa fitoj mbrëmë dy çmime Grammy, njërin si “Artistja më e mirë e re” dhe çmimin “Best Dance and Recording”.

Ajo është këngëtarja e parë shqiptare që arrin të fitojë çmimin më prestigjioz të muzikës në botë, Grammy.

 

albshowbizzz.com