Familja e kryeminstrit e përmbylli natën me “çaj rusi”

 
 

Anita publikon imazhe teksa çaji është duke u zier Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj si fytyrë e njohur është mjaft e hapur edhe për publikun.

Kjo për faktin se ajo nuk heziton që në rrjetet sociale të ndajë imazhe nga më të ndryshmet.

Krahas angazhimeve të shumta që ka në punën e saj, Anita disa herë e ka dëshmuar se është edhe një grua e zonja në shtëpi.

Kështu ka vepruar edhe me postimin e fundit ku ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka treguar se çaji i zi i cili në popull njihet si “çaj rusi”, është duke u zier “Shkojmë me pak çaj”, ka shkruar Anita mbi imazhin e publikuar në Instastory.

Kujtojmë se, Anita dhe Ramushi nga martesa e tyre kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë.

 

 
 

albshowbizzz.com