Fansat e Bebe Rexhës revoltohen me babain e saj që e kritikoi për klipin e fundit – ata dy madje as nuk po flasin

 

Këngëtarja Bebe Rexha, i ka qartësuar
ca gjëra për marrëdhënien e saj me babanë, pasi që e ka publikuar një bisedë
private në mes tyre, ku i ati e kritikonte për paraqitjen në klipin e fundit
“Last Hurrah”.

Pasi e kishte publikuar këngën e
re, babai i saj i kishte shkruar duke i thënë: “Më mirë ndalo së publikuar
pornografi idiote sepse po më çmend. Nuk mund ta duroj më këtë”.

  

Babai i saj po ashtu kishte shtuar se Bebe po e turpëronte në publik dhe se është shumë i nervozuar me të.

Image result for bebe rexha and her father

Por më pas fansat e saj u revoltuan
duke e kritikuar babanë e Rexhës, por ajo e ka sqaruar marrëdhënien me të duke
thënë:

“Mos thoni gjëra të tilla për
babain tim ju lutem, ai është një baba i mahnitshëm. Unë s’është dashur ta
publikoja asnjëherë atë screenshot. Jam e zhgënjyer me veten time, po
tregohesha sarkastike. E kuptoj qëllimin e tij si baba edhepse mesazhi ishte
pak i ashpër. Jam e zemëruar që ai nuk po më flet, por në fund të fundit është
ende babai im”, ka shtuar ajo.

Bebe Po ashtu ka vendosur të kthehet në New York për ta vizituar babanë e saj, me të cilin nuk ka folur që dy javë dhe këtë e ka treguar vet përmes një postimi një interviste per TMZ. /prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com