Këngëtari Aaron Lewis është larguar nga skena pas një konfrontimi me fansat.
Ai po performonte vetëm në Pharr Events Center në Teksas mbrëmjen e së shtunës kur audienca filloi të bënte zhurmë. Ata i kërkuan këngëtarit që të këndonte një këngë spanjisht, por kjo gjë u refuzua nga Lewis , i cili tha se fliste vetëm gjuhën amerikane.
“Më vjen keq, nuk di të flas spanjisht, jam amerikan,”- tha Aaron . Por turma filloi të bërtiste duke treguar mos aprovimin e tyre.
Kur audienca nuk po pushonte, pavarësisht kërkesave të këngëtarit, ai u largua nga skena duke i uruar atyre një natë të mirë. Dhe sigurisht që njerëzit nuk u lumturuan për aktin e tij.
