Fejohet Jennifer Lawrence

  

Aktorja e famshme Jennifer Lawrence është fejuar me të dashurin Cooke Maroney.

Fituesja e Oskar nxiti thashethemet pasi u pa me një unazë në gishtin e fejesën ndërsa po dilte me Maroney, drejtor i galerisë së arteve, në New Jork fundjavën e kaluar.

Nuk është shpallur ende një datë për martesën e tyre.

Çifti raportohet se janë njohur vitin e kaluar nga një mike e 28-vjeçares, Laura Simpson që shoqëroi aktoren në ndarjen e çmimeve Oskar në vitin 2014.

Maroney është drejtor në Galerinë Gladstone në New Jork.

Ylli i Hollywood, e cila shkëlqeu në filmin e viti 2018, Red Sparrow, tha para publikimit të filmit se planifikon të shkëputet nga aktrimi për tu fokusuar tek politika.

Lawrence, një nga aktoret më të paguara në botë fitoi çmimin Oskar për rolin e saj në filmin Silver Linings Playbook të vitit 2012.