Fejohet Morena Taraku?

  
  

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, i ka befasuar të gjithë me postimin e saj të fundit në Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi të dorës së saj, në gishtin e së cilës mban një unazë, duke thënë se është fejuar.

“Unë thash Po”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu të kuptohet se ka pranuar propozimin e marrë nga partneri.

  

Morena Taraku thotë se i ka thënë “Po” një propozimi që ka marrë për fejesë (Foto: Morena Taraku/InstaStory)

  

Megjithëse ende nuk dihet se kush është personi që ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshes kosovare, duket se modelja është gati tashmë për një hap të madh në jetën e saj.

Përndryshe, ajo ka tash e sa muaj që është zhvendosur në Stamboll të Turqisë për të jetuar dhe vazhduar karrierën e saj atje.

Taraku ishte përfolur vitin e kaluar për një lidhje me iranianin Sasha Sobhani, me të cilin u nda shumë pak ditë pasi lidhja u bë e ditur në media.

E njëjta nuk ka qenë e përfolur më për ndonjë lidhje të mundshme me dikë tjetër, teksa fejesa e saj e mundshme ka krijuar pikëpyetje të madhe te fansat e saj. /Telegrafi/